Hoxhaj: Qeveria të heqë dorë nga izolimi

14 qershor 2022 | 11:25

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në një intervistës për “Top Channel” ka thënë se bashkëngjitja e Kosovës në “Ballkanin e hapur” është e nevojshme.

Hoxhaj shton se në aspektin ekonomik, tregtia me Serbinë nuk duhet ta frikësojë askënd.

Megjithatë ai hedh poshtë argumentet e Qeverisë së Kosovës që thotë se mospjesëmarrja lidhet me trajtimin e pabarabartë të Kosovës në këtë nismë.

Refuzimi për t’u bërë pjesë e “Ballkanit të hapur” ka pasoja në shumë aspekte argumentoi tutje ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hoxhaj, meqë sipas tij, pjesëmarrja në këtë nismë rajonale është vendosur me Marrëveshjen e Uashingtonit.

Hoxhaj u ka kërkuar edhe partive të tjera opozitare që të shohin më larg sa i përket “Ballkanit të hapur”, në mënyrë që të bindin Qeverinë të heqë dorë nga izolimi i vendit.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ky është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë dhe të jetë bashkëpunuese.

Linku i intervistës: https://youtu.be/nCGMHsgjDf8

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Robert Lewandowski ka shprehur haptazi dëshirën e tij për…