Bie qeveria e Bullgarisë, deputetët votuan mosbesimin

22 qershor 2022 | 23:00

Sotne ka rënë qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Me 123 vota PRO dhe 116 Kundër iu votua mosbesim qeverisë- kërkesë e dorëzuar nga partia GERB.

Nga koalicioni qeveritar thanë se do përpiqen të formojnë qeveri të pakicës dhe do bëjnë çmos mos vijë deri të zgjedhjet e parakohshme.

Sipas procedurave, presidenti Radev partisë më të madhe duhet të japë mandat për formimin e Qeverisë, gjegjësisht “Vazhdojmë me ndryshimet” në krye të cilës është Petkov.

Derisa vazhdoi votimi mijëra qytetarë ishin para Kuvendit në mbështetje të kryeministrit Petkov.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për samitin e Bashkimit Evropian…