Portieri i PSG-së, afër Napolit

03 korrik 2022 | 17:48

Napoli ka filluar të mendojë në merkato dhe Spaleti kërkon të ngrejë një skuadër që të luftojë për tituj. Tekniku italian ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri dhe emri i parë që kërkon është Keylor Navas.

Portierit nga Kosta Rika i skadoi kontrata me PSG-në dhe tashmë është pa skuadër. Nga ana tjetër, Napoli kërkon një portier me eksperiencë, pasi Ospina u largua nga ekipi.

Ish-portieri i Realit ka nisur bisedimet me Napolin për një transferim të mundshëm të tijin në Serinë A.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një anije mallrash ruse që po transportonte drithë ukrainas, për…