E ardhmja e Strakoshas në Angli, por te Brentfordi
11 korrik 2022
| 13:45
E ardhmja e Thomas Strakoshas pritet të jetë në Angli, te Brentfordi.
Ditëve të fundit u përfol për një transferim të mundshëm të portierit shqiptar drejt gjigantit anglez, Manchester United.
Por, një lëvizje e tij në “Old Trafford’”nuk do të ndodhë.
Kjo pasi sipas Fabrizio Romano, Strakosha ka arritur marrëveshje me Brentfordin.
Ai do të kalojë te ekipi anglez si një lojtari i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Lazion.



