Drita synon përmbysjen e rezultatit ndaj Inter Turkut

12 korrik 2022 | 11:08

Drita FC nuk e ka nisur mbarë aventurën në garat evropiane, pasi në ndeshjen e parë në udhëtim te Inter Turku, Intelektualët humbën me rezultat 1-0.

Drita pëson humbje minimale në ndeshjen e parë ndaj Inter Turku.

Rezultatin në Veritas, Drita do të kërkojë ta përmbyse në tempullin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00, dhe të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

“Bardhekaltërit” do të kenë ndihmën e tifozëve në shkallët e stadiumit, ndërsa deri më tani janë shitur më shumë se 3500 bileta.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje, do të jetë e mbrojtësit të majtë Ilir Blakqorit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ka thënë se nëse…