​“Qenke rrezitur”, komenti që mori Kurti në Kuvend pas kthimit nga Greqia

14 korrik 2022 | 11:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Nga ulëset e opozitës është dëgjuar shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, duke i thënë shefit të ekzekutivit “qenke rrezitur”.

Kurti po merr pjesë në seancën e Kuvendit pas qëndrimit disaditorë në Greqi, ku kishte shkuar në kuadër të “Symi Symposium”.

Kurti është kritikuar nga partitë opozitare për qëndrimin e tij në Greqi, pasi sipas tyre kreu i ekzekutivit duhet të merret me problemet e qytetarëve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr.sc. Ferat Shala  Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së…