Llapi përshëndetet nga garat evropiane, kjo është deklarata e Batatinës
15 korrik 2022
| 11:21
Skuadra e Llapit u eliminua nga garat evropiane, pasi barazoi të enjten në mbrëmje me Buduçnostin (2-2). Llapi ndeshjen e parë në Podgoricë pësoi humbje me rezultat 2-0.
Trajneri Tahir Batatina i ka falënderuar të gjitha tifozeritë që ishin prezentë në stadiumin “Fadl Vokrri” për të përkrahur Llapin.
“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin në ‘Fadil Vokrri’. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, ka thënë Batatina.



