Ministri i Shëndetësisë viziton Klinikën Universitare të Stomatologjisë në Austri

15 korrik 2022 | 11:29

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri në Graz, ka vizituar Klinikën Universitare të Stomatologjisë.

Në këtë vizitë, ministri Latifi u taku me prof. dr. Wolfgang Kole, drejtor i përgjithshëm i kësaj Klinike Universitare, prof. med. dr. dent. Norbert Jakse, drejtor i Departamentit për Mjekësi Dentale dhe Shëndet Oral, prof. dr. Martin Lorensoni, prof. dr. Karl Glockner, prof, dr. dhe Dekan për PHD, Michael Paja, prof. dr. Wolfgang Zemann.

Pjesë e delegacionit të ministrit Latifi, ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana dhe prof. dr. Lumnije Kqiku, këshilltare e jashtme e ministrit Latifi dhe e cila është zv/dekane për PHD, e kësaj Klinike Universitare.

Në këtë takim, ministri Latifi, shprehu respektin dhe konsideratën e tij, fillimisht për mbështetjen e ofruar nga drejtuesit e këtij Universiteti, dhe njëkohësisht edhe për bashkëpunimin e ofruar për të zhvilluar shëndetësinë e Kosovës.

Ministri Latifi, u fokusua në ndërtimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, me theks të veçantë, shkëmbimin e eksperiencave të ekspertëve nga të dyja vendet.

Po ashtu, në këtë takim ministri Latifi ka kërkuar edhe bashkëpunim sa i përket trajnimit të stafit të mjekëve dhe të infermierëve, në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë sa më të përgatitura për shërbim sa më të mirë të pacientëve.

Ndërkaq, drejtuesit e këtij Universiteti, u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me ministrin Latifi, pasi që mbështetja dhe përkushtimi për transformimin të shëndetësisë në Kosovës, është i domosdoshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Albin Kurtit e ka rekomanduar për Konsull të…