Kompletohen testet mjekësore, Muriqi shkon te Mallorca

22 korrik 2022 | 15:57

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi i ka kompletuar testet mjekësore për të kaluar te Mallorca.

Siç raportohet nga mediet spanjolle, shtatlarti nga Prizreni pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë me klubin. Lojtari e kaloi një gjysmësezon si i huazuar pikërisht te kjo skuadër dhe performancat e tij lanë mbresa të drejtuesit.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe transferimi do të realizohet për shumën e 9.5 milionë eurove.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,…