Këta janë 15 deputetët e Shqipërisë që s’morën pjesë në votimin e rezolutës kundër Dick Martyt
125 nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar pro rezolutës kundër raportit të Dick Martyt me akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, pretendime që burojnë nga një raport i Këshillit të Evropës.
Kuvendi i Shqipërisë këtë rezolutë do ta dërgojë në Këshill të Evropës dhe ka për synim që të hedhë poshtë këto akuza.
Para votimit, në seancë pati tensione dhe akuza në mes të pozitës dhe opozitës për rolin e tyre karshi Kosovës në periudhën e luftës, por edhe pas saj.
Sipas listës që ka publikuar Kuvendi i Shqipërisë, këta janë 15 deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim:
Sali Berisha
Helidon Bushati
Agron Çela
Gledis Çeliku
Agron Duka
Belind Këlliçi
Meri Makiçi
Flamur Noka
Edi Paloka
Orjola Pampuri
Niko Peleshi
Kastriot Pirolli
Alfred Rushaj
Agron Shehaj
Fation Veizaj



