Ballkani mund të luajë në ‘play-off’ ndaj Shkupit
02 gusht 2022
| 14:43
Skuadra e Shkupit mund të jetë kundërshtari i mundshëm i Ballkanit në “play-off”-in e Ligës së Konferencës.
Në rast se Ballkani mposht Klaksvikun dhe kalon tutje, atëherë në fazën e “play-offit” do të përballet me humbësin e ndeshjes mes Shamrock Rovers dhe Shkupit.
Ballkani të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër skuadrës nga Ishujt Farore, në stadiumin “Fadil Vokrri”.