Gripshi: Fitojmë edhe në Ishujt Faroe
05 gusht 2022
| 12:22
Nazmi Gripshi ishte autori i golit të parë për Ballkanin në ndeshjen e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, derisa kampionia e Kosovës shënoi fitore me rezultat 3-2. Gripshi ka bërë me dije se janë të kënaqur me fitoren në shtëpi dhe do të kërkojnë fitore edhe në ndeshjen e kthimit në Ishujt Faroe.
“Ne do të shkojmë atje për të fituar. Për momentin të gjithë si ekip jemi të kënaqur edhe unë jam i lumtur që kam shënuar. Përballë kishim një skuadër profesionale dhe shpresojmë që ta fitojmë edhe atë ndeshjen tjetër”, ka thënë Gripshi.