Krasniqi: Opozita do të duhej të çohej në këmbë pas deklaratës së ministrit Sveçla
14 shtator 2022
| 22:14
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se opozita (PDK, LDK, AAK, etc) do të duhej të çohej në këmbë, pas deklaratës së ministrit Xhelal Sveçla, që grupe të armatosura nga Serbia kanë hyrë në Kosovë më 31 korrik dhe 1 gusht 2022.
“Si minimum duhet të kërkohet dorëheqja e ministrit. Dikush duhet të mbajë përgjegjësinë që vendin më datën 31 korrik 2022 e kanë sjellë në prag të konfliktit të armatosur”.
“Kur qeveria është e papërgjegjshme, siç është qeveria Kurti, nuk ka detyrë më të rëndësishme për opozitën se sa angazhimi për ta ruajtur sigurinë dhe paqen”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.



