“Fillova të qaja në mënyrë histerike!” Kim Kardashian është zënë me mamanë për një…

16 shtator 2022 | 11:42

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes! Së fundmi, femra më seksi ka qenë e ftuar në programin “The Late Late Show”, ku ka treguar një zënkë që ka pasur me nënën e saj, Kris Jenner.

Kardashin ka zbuluar një moment kur ka kryer një fotosension me stilistin e njohur, Karl Lagerfeld. Si shpërblim ajo do të merrte një çantë.

“Kështu që isha shumë e emocionuar dhe ëndërroja se çfarë çante do të më jepte. Por unë isha në xhirim dhe ai vjen disa orë më vonë, së bashku me Kris Jenner. Kris ishte zbukuruar nga koka tek këmbët me Channel, kështu që ai bie në dashuri me të”, tha Kim.

Kjo e fundit tregon se pasi mbaroi punën me stilistin, nuk e mori dhuratën që i takonte.

“Mendova, ky është momenti. Ai do të më japë çantën. Ai më kalon mua dhe ia dorëzon mamasë sime dhe unë hyra në tualet, fillova të qaja në mënyrë histerike! Kështu që mamaja ime ka një dispozitë në testamentin e saj që North të marrë çantën kur – Zoti na ruajt – ajo të vdesë”, vijoi Kardashian.

Kim e tregon këtë histori me nota humori tashmë por dikur ajo ka qenë mjaft e mërzitur dhe shumë e acaruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit në ndeshjen e parë në grupe, Ballkani dhuroi…