Hoti: Qeveria, përveç që nuk po i zbaton projektet e veta kapitale, po i pengon edhe komunat

24 shtator 2022 | 15:18

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se qeveria Kurti përveç që nuk i zbaton projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra.

“1. Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave”.

“2. Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%.

“Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës,…