Lushtaku: Vetëvendosje ka dështuar e po dorëzohet, nuk dinë dhe janë qyqarë

03 tetor 2022 | 23:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, thënie që i përshtatet më së miri kryeministri Albin Kurti.

“Mbrojtja më e mirë është sulmi! Kjo thënie i përshtatet më së miri Albin dështakut, i cili mundohet t’i mbuloj dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së tij me një video mesazh ku mundohet t’i hedh fajet tek opozita”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas Lushtakut, ata që sot po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, e që besuan në Vetëvendosje për të qeverisur vendin, tani është momenti i reflektimit, e që t’i thuhet mjaft më demagogjisë e përrallave.

“Qytetarë të dashur, ju që po përballeni çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, si pasojë e injorancës dhe arrogancës së Qeverisë Kurti II, ju që besuat në Vetëvendosjen për të qeverisur vendin, në qeverisjen e ashtuquajtur të SHPRESËS, tani është momenti i reflektimit, tani është momenti që t’i thoni MJAFT më demagogjisë, MJAFT më përrallave!”, ka shkruar ai.

Lushtaku ka thënë se qeveria Kurti i ka të gjitha në dorë, por ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në ringjalljen ekonomike, në shëndetësi, arsim, siguri, në luftën e shumë përmendur kundër korrupsionit, luftën kundër nepotizmit e me radhë në fusha tjera.

Ai ka komentuar edhe video-n e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, ku tha se kjo tregon vetëm një gjë, “që kanë humbur në qeverisjen e tyre imagjinare”.

“Video mesazhet e tyre tregojnë vetëm një gjë, QË kanë humbur në qeverisjen e tyre imagjinare sepse realiteti iu ka dalë ndryshe, kanë D Ë S H T U A R dhe po D O R Ë Z O H E N, sepse nuk dijnë dhe janë QYQARË”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AKR-së, Begjet Pacolli, i ka reaguar njeriut më…