Hoxhaj: Kurti nxori jashtë inatin që kishte brenda kundër mësimdhënësve grevistë
03 tetor 2022
| 23:49
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Kurti me vendimin për mosprocesimin e pagave ndaj mësimdhënësve grevistë, nxori jashtë inatin që kishte brenda kundër tyre.
“Sot Albin Kurti nxori jashtë inatin që kishte brenda kundër mësimdhënësve grevistë. Me vendim qeveritar dhe si tërbim autoritar ka ndëshkuar mësimdhënësit kundër ligjeve vendore dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo është betejë e humbur e fëmijërisë së tij politike!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se çdo mësimdhënës duhet ta marrë pagën që i takon dhe personalisht ka thënë se do t’i mbështesë në Kuvend dhe kudo në kauzën e tyre të drejtë.




