Deputeti Haxhi Avdyli: Mësimdhënësit grevistë duhet të marrin pagat

04 tetor 2022 | 00:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, Haxhi Avdyli, pjesë e grupit parlamentar të LV- së, ka theksuar se duhet të kryhen pagat e mësimdhënësve grevistë për muajin shtator.

“Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Ai ka thënë se për hirë të arsimit, nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, i bashkohet thirrjes për lëshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.

“Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute. E ndërkohë gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”, ka shkruar Avdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se…