Abdixhiku: Do ta çojmë në Kushtetuese vendimin e qeverisë Kurti për mos t’i paguar mësimdhënësit
07 tetor 2022
| 11:23
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos paguar mësimdhënësit të cilët kanë mbajtur grevë.
Ai ka garantuar se pagat për mësimdhënësit do të dalin herët apo vonë.
“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës.



