Gratë ndërmarrëse nga Kosova vijnë për takime në Zvicër

12 tetor 2022 | 19:49

Si pjesë e projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”, të mbështetur nga USAID Kosovo #CompeteActivity, 10 gratë ndërmarrëse kanë mbërritur në Cyrih të Zvicrës, njofton albinfo.ch.

Ato do të jenë pjesë e takimeve me bizneset dhe profesionistët nga diaspora në Zvicër.

Vlen të theksohet se këto 10 gra udhëheqin 10 biznese nga Kosova që i përkasin fushës së përpunimit të ushqimit dhe teknologjisë (TIK).

Ndërkohë, nesër ato do të priten nga Konsulli i Cyrihut, Sami Kastrati, pasuar më pas me një fjalim nga bashkëdrejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi dhe Teuta Kerhani-Rifati nga Prointegra.

Pas fjalimeve do të ketë një panel diskutimi me temën “Mundësitë e bashkëpunimit: Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” dhe më pas do të bëhen takime mes grave ndërmarrëse nga Kosova dhe bizneseve të diasporës.

Ndërsa më 14 tetor do të vizitojnë biznesin Optimal Food, që i përket sektorit të prodhimit dhe përpunimit të ushqimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbështesë partneritetet e reja të biznesit dhe qasjen në tregjet e huaja të produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë në pronësi dhe/ose të menaxhuara nga gratë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në…