Formohet Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës

16 tetor 2022 | 10:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë me dije se është formuar Grupi i Gjelbër në Kuvendin e Kosovës.

Ai në “Facebook” ka njoftuar se ky do të jetë një grup vullnetar dhe kryetar i saj është ai.

Fushëveprimi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të quajtur Grupi i Gjelbër i Deputetëve është:

  1. Korniza ligjore e Republikës së Kosovës;
  2. Agjenda e Gjelbër Evropiane;
  3. Marrëveshja e Parisit për Klimën;
  4. Traktati i Glasgow;
  5. Konferenca e Palëve;
  6. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;
  7. Ndërlidhja me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare;
  8. Monitorimi i zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm;
  9. Diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike;
  10. Konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.

Tutje, ai ka shtuar se zgjerimi dhe përfshirja e deputetëve të tjerë, do të bëhet sipas interesit dhe paraqitjes së deputetëve tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë që nuk do ta kalojnë…