Ja sa kanë të hyra dhe shpenzime partitë opozitare

24 tetor 2022 | 16:02

Lëvizja Vetëvendosje është para me më shumti të hyra nga të gjitha partitë parlamentare në vend.

Sipas raportit të paaudituar të publikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), partia e Kurtit ka mbi 2 milionë euro 105 mijë euro të hyra vjetore, poqë shpenzimet i ka më të larta.

Pas LV-së vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka mbi 823 mijë euro të hyra gjatë vitit 2021.

Edhe PDK-ja që drejtohet nga Memli Krasniqi ka më shumë shpenzime sesa të hyra, ku ka pasur humbje mbi 49 mijë euro.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbi 583 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2021.

Subjekti politik i drejtuar nga Lumir Abdixhiku ka shpenzime mbi 1 milion e 178 mijë euro, duke pasur deficit të lartë.

Partia më e varfër del të jetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kovovës e Ramush Haradinajt, e cila ka të hyra mbi 294 mijë euro, ndërsa shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.

Kjo nënkupton që subjektet parlamentare shqiptare kanë më shumë shpenzime sesa të hyra.

Vetëvendosje

PDK

LDK

AAK

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shyhrete Kadriu shpall të humbur INDEX-in, e Fakultetit FSI-Prishtinë.