Puyoli i tronditur me pensionimin e Piques

04 nëntor 2022 | 14:02

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol e ka pranuar se pensionimi i Gerard Pique është një tronditje.

Pique do të varë këpucët në gozhdë në ndeshjen e fundjavës në Camp Nou, ku Barcelona e pret Almerian.

Vendimi i 35-vjeçarit spanjoll ka befasuar të gjithë pasi nuk është përfolur më herët. I befasuar ka mbetur edhe ish-bashkëlojtari i tij, partneri i mbrojtjes te Barcelona dhe Spanja, Carles Puyol.

“Faleminderit për gjithçka Geri. Jam në shok. Shumë kanë qenë të padrejtë me ju, pak kanë mbrojtur fanellën e Barçës si ju”.

“Mund të them gjithmonë se kam luajtur përkrah jush, ishte një privilegj. Të dua mik”, ka shkruar Puyol në profilin privat në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë…