Bostoni dhe Milwaukee komandojnë në Lindje
Skuadra e Boston Celtics vijon të udhëheqë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, duke fituar me rezultat 126-101 ndaj Atlantas jashtë fushe.
Shtatë lojtarë të Bostonit realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën më të fortë. Fiton edhe Milwaukee, që mundi me rezultat 113-98 Clevelandin, ndeshje ku u dallua Lopez me 29 pikë. Skuadra e Torontos, falë 32 pikëve e 10 rebound të Anunoby, mposhti Miamin (112-104), ndërsa Denveri u mund me shifrat 106-103 në fushën e tij nga New York.
Sfidë e dobët nga skuadra vendase (u ndje mungesa e Donqiq), ndërkohë që për nju-jorkezët u dallua Randle me 34 pikë e 11 rebound. Në Perëndim, skuadra e Phoenixit mposhti me rezultat 130-119 rivalët e Golden State, në një ndeshje me emocione. Curry realizoi 50 pikë për kampionët, por që s’mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenixit realizuan mbi 14 pikë (Payne me 29 pikë më i miri në parket për Suns).
Rezultatet
Charlotte – Indiana 113-125
Orlando – Minnesota 108-126
Washington – Oklahoma 120-121
Atlanta – Boston 101-126
Toronto – Miami 112-104
Milwaukee – Cleveland 113-98
New Orleans – Chicago 124-110
Dallas – Houston 92-101
Denver – New York 103-106
Phoenix – Golden State 130-119