Gjykata Themelore në Prishtinë shtyn rreth 150 seanca gjyqësore pas uljes së pagave
24 nëntor 2022
| 19:36
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të enjte janë shtyrë 150 seanca gjyqësore, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.
Në këtë shifër nuk janë përfshirë seancat gjyqësore që janë shtyrë në katër degët e kësaj gjykate; në Graçanicë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas.
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë Haradinaj që më 2017 i pati rritur për gati dyfish.
Vendimi është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, shoqëria civile e opozita.
Ndërsa, gjykatat po ofrojnë vetëm shërbime esenciale, bazuar në vendimin e sotëm të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që do të zbatohet deri më 8 dhjetor, shkrujnë mediat kosovare.



