Presheva edhe me dy mjeke të reja, motrat Rreze dhe Diellëza Selami Mustafa
Profesioni i mjekut, mjekes, mantelbardhëve…pas gazetarit, është një profesion me i preferuar dhe më i dashur jo vetëm nga të rinjtë dhe të rejat tona, por edhe nga prindërit. Këtë ëndërr e kanë realizuar edhe bijat e profesor Selami Mustafës nga Zhunica e Preshevës.
Ato janë dy bijat e tij, Rreze Mustafa (Doktoreshë e Stomatologjisë) dhe Diellëza Mustafa (Magjistre në shkencat Farmaceutike) të cilat kanë mbaruar studimet në Universitetin shtetëror në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.
“Pse thonë, çfarë mbjellë ashtu do korrës…”, thotë prof. Selami Mustafa për gazetën zvicerane Le Canton27.ch duke shtuar se “për të shkolluar vajzat tona kemi investuar shumë jo vetëm mjete materiale, por edhe kohë, për çka mundi na u shpërblye dhe rezultat nuk munguan. Kush ka vajza fiton jo vetëm xhenetin, por fiton edhe vendlindja dhe i tërë kombi të cilat tash e tuje po i kontribuojnë mbarë shoqërisë sonë”.
Dr. Rreze Mustafa, stomatologe, aktualisht specializante në Kirurgjinë orale në Prishtinë, ku paralelisht punon në QKUK në Kosovë. Kurse Mr. Diellëza Mustafa farmaciste, që punon po ashtu në Kosovë e cila është përzgjedhur nder farmacistët me të suksesshme në Kosovë.
Në Kosovë pavarësisht së është një fenomen i largimit të mjekeve nga rajoni, por kjo gjë nuk vërehet aq, meqë sa largohen po aq po vijnë mjekë e mjeke të reja, sikur dy motrat nga Presheva që po i ndihmojnë mjekësisë kosovare të cilat janë në shërbim të qytetarëve.
Për profesionin e mjekes si një profesion humanitar, shpesh e thonë ku hynë dielli apo rrezet, nuk hynë as mjeku, por kësaj radhe s’ka kush t’i ndalë dy preshevaret, sepse ku hyn Dielli aty i ke edhe Diellzën edhe Rrezën të cilat janë betuar t’i kontribuojnë shoqërisë në sektorin e shëndetësisë.
Sikur Rrezja ashtu edhe Diellëza të cilat janë shembull në Luginë dhe më gjerë, ai studente të dalluara e tash si mjeke, për gazetën zvicerane Le Canton27.ch në fund kanë pohuar se “për gjitha këto suksese, padyshim falënderojmë prindërit tanë të cilët nuk kursyen asgjë për te arritur këta tituj. Ata në çdo kohe na u gjenden afër, nga shkolla fillore deri më sot, kur kemi doktoruar. Tash ne e kemi radhën t’i shpërblejmë me profesionin tonë duke i kontribuar jo vetëm atyre por edhe mbarë kombit dhe shoqërisë sonë”.



