Mbahet mbrëmje poetike e unike, në Vushtrri

28 nëntor 2022 | 20:58

Për herë të parë në Vushtrri sonte është mbajtur një mbrëmje poetike shumë e veçantë, e organizuar krejt ndryshe nga herët e kaluara, për nder të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngjarjeve të tjera të mëdha historike.   

Në mbrëmje u deklamuan poezi të njohura të krijuesve letrarë nga vende të ndryshme, mes tyre edhe krijimet e dëshmorëve e të heronjve tanë. Në këtë orë poetike të mbrëmjes, në një skenë të mrekullueshme e me artistë të vërtetë e meritorë, u rikujtua e Njëzeteteta e Nëntorit, e cila bosht ka sakrificën e idealin, që prej shekujsh e dekadash, duke arritur po kështu me peripeci deri te klimaksi.

Për ta rikuptimësuar LIRINË, duke e bashkërenduar me artin e letërsisë, fuqinë e poezisë, lëvizjet e brushës mbi pëlhurë dhe zigzaget e gishtërinjve mbi instrumente muzikore ia shtuan vlerën kësaj mbrëmjeje edhe më.

Deklamimet e bëra nga nxënëset e shkëlqyera e artiste, nga shkolla “Bahri Haxha”, skenës i dhanë nur dhe i dhanë hir.

Mbrëmja poetike, e mbajtur në QK “Hasan Prishtina”, është organizuar nga OJQ “The Power of Mind”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulutrë, Rini dhe Sport në Vushtrri dhe, si e tillë, nga viti i ardhshëm, pretendohet të marrë përmasa tradicionale e gjithëkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës thotë se është duke zhvilluar dialog me…