Xhemajli: Shpresoj që Xherdani dhe Graniti të shënojnë përsëri

02 dhjetor 2022 | 14:54

Edhe pasi ka përfunduar karrierën me Kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemajli vazhdon të jetë aktiv në futboll Nau.ch ka biseduar me futbollistin e FC Zurich dhe ka folur për Katari 2022

Blerim Xhemaili ka udhëtuar në Katar por më shumë si një ekspert për televizionin RSI.

“Jam i kënaqur që këtë Botëror po e shijojë jashtë fushës. Është si një pushim për mua”, tha shqiptari nga Tetova që ka 69 paraqitje për Kombëtaren e Zvicrës.

Janë Anglia dhe Brazili që e kanë impresionuar atë më së shumti gjatë Katari 2022. “Për mua, këto dy kombëtare janë për momentin favorite”.

Duke folur për ndeshjen e radhës që Zvicra e luan kundër Serbisë, Xhemajli ka pasur një mendim paksa më ndryshe.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Një e atillë që nuk duhet të ndikohet nga ajo që është shkruar nëpër media”.

Nga një pikëvështrim emocional, 36 vjeçare pret që të jetë një ndeshje më ndryshe së katër vite me parë kur ai festoi me shqiponjën me duar me bashkëlojtarët e tij. “Natyrisht duhet të përmirësoheni, por Zvicra ka kualitet”.

“Nuk duhet ta kemi qëllim barazimin, ne duhet të luajmë për fitore. Shpresoj që Kombëtarja e jonë të aplikojë filozofinë e saj në fushë. Shpresoj që Graniti dhe Xherdani të shënojnë përsëri – kjo nuk ka të bëjë me politikën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, bashkë me Latif…