Ky është kosovari që u shpërblye nga Komanda e Marinës Jordaneze

07 dhjetor 2022 | 08:05

Shumë shpesh dëgjojmë raste ku shqiptarët anekënd botës tregohen të suksesshëm dhe arrijnë të dallohen në vendet ku veprojnë.

Një rast i njëjtë ka ndodhur në Azinë Perëndimore, në shtetin jordanez, ku një shqiptar nga Kosova është shpërblyer nga Komanda e Marinës Jordaneze, për angazhimin e tij në ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Komanda e Marinës Jordaneze, shpërbleu Arianit Shehun, për përkrahje në ngritjen e kapaciteteve të Ushtrisë Jordaneze në luftimin e terrorizmit në Lindje të Mesme.

Këtë shpërblim, Arianit Shehu, ia dedikoi me vlerësimin më të lartë për përkushtimin dhe punën e palodhshme të Armatës Jordaneze e në veçanti Marinës.

Kontributi në rritjen e sigurisë, në sfidat që po ballafaqohen shtetet veç e veç dhe përgjithësisht bota, është një shansë më shumë, për të projektuar të ardhmen në paqe dhe prosperitet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën…