Përkujtohet veprimtari Ejup Bajrami

11 dhjetor 2022 | 18:01

Lulëzim Etemaj dhe Myrvete Dreshaj- Baliu, dy nga pesë nismëtarët e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991, të njohur si grupi i të rinjëve të Pejës, e kanë përkujtuar sot bashkëveprimtarin e tyre, Ejup Bajrami, me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta, njofton “Epoka e re”.

“10 vjet! Tepër të gjata pa mikun tim të shtrenjtë, Ejup Bajrami!
Ejupi ishte veprimtar shembullor dhe nga më të parët të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë si dhe përgjithësisht çlirimit dhe lirisë së Kosovës”, ka shkruar sot në llogarinë e tij në Facebook Etemaj.

“Vitet ikun, freskija e kujtimeve dhe nderimit mbeten së bashku me peshën e mungesës së Tij që shtohet”, ka shkruar me këtë rast Dreshaj- Baliu.

Ejup Bajrami, së bashku me Gani Elshanin, i rënë dëshmor së bashku me komandant Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarë të tjerë më 14 dhjetor 1998 në kufirin shqiptaro- shqiptar, janë dy veprimtarët e parë, jo vetëm nga Drenica, që iu bashkangjitën që në ditët e para Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Mustafë Haziri, Miniera e Trepçës në Stantërg gjatë shekullit të…