Skandali në Spitalin e Pejës, Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kurtit

22 dhjetor 2022 | 12:18

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për rastin e foshnjës së vdekur që është futur në rrobalarëse në Spitalin e Pejës.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi do duhej të dorëhiqet pas këtij rasti skandaloz.

“Ky rast i tmerrshëm në Pejë është si pasojë e mospërgjegjësisë së stafit i cili është pa zot shpie, pa përkrahje dhe pa menaxhim të duhur pasi nuk ka kush t’i inspektojë për punën që bëjnë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këngëtari pejan Shqipri Kelmendi vazhdon me sukses të realizon projekte…