Dërguti, Kurtit: ‘Zajednica’ nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon
Ish-deputetja dhe nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Dërguti ka thënë Kurti po tenton ta bëjë “ripaketimin” e Asociacionit, duke nënkuptuar se do ta themelojë atë.
“Zajednica nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon #Qeberiaeshkrepsës #KrejttuiRrejt”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë ka thënë se çështja e Asociacionit mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman ose propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
Këto komente Kurti i ka bërë në konferencën e përbashkët me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer gjatë vizitës zyrtare në Vjenë.
Kurti ka theksuar se ssociacioni mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman, por asociacion njëetnik nuk mund të ketë.