Mykhaylo Mudryk ndodhet në ‘Stamford Bridge’
15 janar 2023
| 15:19
Mykhaylo Mudryk edhe pse ende nuk është zyrtarizuar është lojtari më i ri i Chelsea.
Deri mbrëmë ai cilësohej si transferimi i radhës i Arsenalit, por në fund ukrainasi ka zgjedhur “Blutë e Londrës”.
Ditën e djeshme ai ka përfunduar me sukses testet mjekësore, teksa ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar nga klubi londinez.
Sot sulmuesi është parë në stadiumin e tij tashmë të ri “Stamford Bridge”.
Aty ukrainasi po përcjell takimin Chelsea – Crystal Palace, që i takon xhiros së 18-të në Premier Ligë.



