Hoxhaj në Skenderaj me kryetarë komunash e deputetë: Jetike mbështetja e Qeverisë dhe solidariteti qytetar
22 janar 2023
| 17:10
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me kryetarët Agim Aliun, Bali Muharremaj dhe Imri Ahmetin, si dhe me deputetët Ferat Shala dhe Hajdar Beqa vizituan Komunën e Skenderajt pas vërshimeve dhe dëmeve të mëdha atje.
“Për Skenderajn është jetike mbështetja e Qeverisë, solidariteti qytetar në Kosovë dhe diasporë”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.



