Drafti i asociacionit, bashkëshorti i Albulena Haxhiut ngrihet në këmbë e i bën pyetje FES-it

30 janar 2023 | 16:46

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në prezantimin e Draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Ai shfrytëzoi edhe rastin për të bërë pyetje për, teksa komentoi pikat e propozuara.

“Është çudi… Një fondacion i tillë ka zgjedhur një temë të tillë që nuk i shkon për shtati”, ka thënë ai, për të vazhduar tutje. “E vërteta është që tri ligje së paku duhet të ndryshohen, dhe unë nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë – që ky propozim të jetë i realizueshëm. Pa i përmendur aspektet tjera”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë po “përkëdhelet” komuniteti serb në Kosovë.

“Qysh dikush që nuk i ka zbatuar deri më tani dhe s’i ka respektuar aktet normative të përkëdhelet. Në njëfarë mënyre t’u jepen të drejtat që rrezikojnë edhe bazamentin, themelin mbi të cilin është ngritur shteti i Kosovës”, ka pohuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i ka pasur disa…