Ambasada e Italisë: Asociacioni nuk e cenon sovranitetin e Kosovës

31 janar 2023 | 14:11

Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas deklaratës publike të ambasadës, Kosova me themelimin e asociacionit nuk cenon kushtetutën apo sovranitetin e saj, përkundrazi ndërton të ardhmen e saj drejt strukturave euro-atlantike.

“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, është thënë në reagimin e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare. Mbrojtësi portugez Joao Cancelo është transferuar te…