Chollet tregon çfarë ka folur me Daçiqin
Pas telefonatës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia bëri presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke e falënderuar për qëndrimin konstruktiv dhe të hapur ndaj propozimit evropian, në anën tjetër këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, takim të cilin e përshkroi të mrekullueshëm.
“Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretari Amerikan i Shteti, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vucic, takim i mrekullueshëm me Ministri e Jashtëm serb Dacic. Rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon.” ka shkruar Chollet.
Ndërsa para këtij takimi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka falënderuar Vuçiqin për qasjen ndaj propozimit evropian, përmes një bisede telefonike që kanë zhvilluar të mërkurën mbrëma.
“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar Blinken.