Ish-deputetja e LV-së tallet me Kurtin për asociacionin

02 shkurt 2023 | 16:21

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë dy fjalë pas debatit të sotëm në Kuvend lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë i publike gjashtë kushte për të pranuar asociacionin të cilin e kishte kundërshtuar kategorikisht kur ishte në opozitë.

Opozita aktuale e ka akuzuar Kurtin për ndryshimin e qëndrimeve të tij, duke e pranuar asociacionin.

Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Shqipe Pantina.

“Po kalojka, po kalojka, edhe tuj knu madje! Nejse emrin banë me ja nderru. Kryeministër #hipokrizi dhe #hajgare”, ka shkruar Pantina në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…