Sot nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

06 shkurt 2023 | 00:12

Pas pushimit dimëror që zgjati disa ditë, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Kështu kishte vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në plotësimet që i kishte bërë në kalendarin të vitit shkollor 2022/23.

Të gjithë stafi dhe nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar ishin në pushim dimëror që nga data 30 janar deri më 3 shkurt, ndërsa dita e parë e gjysëmvjetorit të dytë fillon sot me 6 shkurt 2023.

Në këtë gjysmëvjetor të dytë, gjatë pesë ditëve të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ky ndrysim ishte bërë nga MAShTI, pas grevës dhe ditëve të humbura për procesin mësimor.

“Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim: Për klasën e 12-të (maturantë) përfundon më datë 05.06.2023; për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023; për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06”, thuhet në vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa vendosi të dielën të ndalë naftën ruse e produktet…