Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, reagon Borrelli
Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar pas tërmetit shkatërrues me shkallë 7.8 rihter që ka goditur Turqinë dhe Sirinë, duke lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur.
Në një postim në “Twitter”, përfaqësuesi i politikës së jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka shkuar se unioni është i gatshëm të ofrojë ndihmë për vendet që u goditën nga tërmeti.
“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm, duke marrë jetën e qindra njerëzve dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Borrelli.
Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur ë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur Turqinë jugore mëngjesin e sotëm. Në Siri, të paktën 237 njerëz kanë vdekur dhe 639 janë lënduar.



