Berisha thirrje të rinjve: Ndaj Ramës do të ketë veç mosbindje civile

07 shkurt 2023 | 20:08

Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, të cilëve u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në protesta dhe revolta deri në bllokimin e rrugëve dhe mosbindje civile me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama 3”.

“Ju jeni tmerri i këtij regjimi ndaj ai bën çdo gjë që ju të largoheni nga Shqipëria. Le të fillojmë revolucionin tonë me moton ”T’i dalim zot Shqipërisë”. Sytë, mendja, zemra e shqiptarëve që e duan këtë vend, që u larguan shpresë vrarë nga ky vend, janë sot tek ju. Le t’ia bllokojmë rrugët dhe t’i themi se rrugët janë tonat dhe jo të tuat o hajdut që përzë vëllezërit tanë nga Shqipëria. Si mund të jetë Kryeministria strofull e një hajduti? Ai nuk largohet nga pushteti por ne duhet ta largojmë. Revolucioni ynë nuk do ndalojë deri në fitoren e plotë. Ju përgëzoj, jeni të parët që e filluar revolucionin, e filluar me guxim por le t’i themi Ramës që nuk ke parë gjë akoma”, tha Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është…