Krasniqi: Kryeministri pulë në ‘Twitter’, skifter në ‘Facebook’

09 shkurt 2023 | 13:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti po i fsheh qëndrimet e tij për dialogun me Serbinë dhe planin franko-gjerman.

Krasniqi ka ironizuar me Kurtin duke thënë se në “Twitter” po bëhet pulë, ndërsa në “Facebook” skifter duke aluduar se në rrjetin social  “Twitter” i drejtohet opinionit ndërkombëtar, ndërsa në “Facebook” atij vendës.

“Ti je mësuar tjetër sen me fol këtu, tjetër sen me fol atje, e tjetër sen ju thua atyre. Qëndrimin tim dhe të PDK-së e keni publik, këtu të shprehur pasi që ua kemi thënë në Uashington e në Bruksel e që ua kam përsëritur javën e kaluar në atë qytetin ku ti ke harruar edhe qysh i bie me shkuar, se nuk të thirr askush, as ty, as këtë qeverinë tënde”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se Kurti po e fsheh një të vërtetë të madhe, atë të degradimit të procesit të dialogut nga njohja e ndërsjellë te asociacioni.

“Para tri katër vitesh kemi folur për njohje të ndërsjellë, kemi folur për anëtarësim në OKB, kemi folur për marrëveshje finale, ligjërisht e ndërkombëtarisht obligative. E sot për çka jeni duke fol? Për marrëveshje bazike dhe për disa lëvizje përpara”, ka thënë Krasniqi

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazeta “O Globo” së fundmi raporton një lajm sensacional. Carlo…