Skandali ‘Qatargate’, policia belge arreston eurodeputetin Marc Tarabella
10 shkurt 2023
| 12:39
Autoritetet belge kanë arrestuar eurodeputetin Marc Tarabella, i cili tashmë ishte përjashtuar nga partia e tij socialiste, të premten herët në mëngjes, si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Evropian.
Një zëdhënës i prokurorisë belge ka konfirmuar arrestimin.
Më 2 shkurt, Parlamenti Evropian ia ka hequr imunitetin parlamentar Tarabela-s. Ky i fundit gjithmonë ka mohuar të ketë bërë diçka të paligjshme. /abcnews.al/