Aksident tragjik në Ferizaj, humbin jetën katër persona (video)
22 shkurt 2023
| 22:27
Katër persona humbën jetën sonte rreth orës 19:15 në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.
Gati tri orë pas aksidentit fatal, kjo rrugë mbetet e bllokuar nga njësitet policore e zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin, njofton Klankosova.tv
Dy viktima raportohet se janë nga fshati Mollopolc i Shtimës, e dy të tjerët nga Dremjaku i Ferizajt.



