I ndalohet vajza në aeroport, Trajkoviqi, Vuçiqit: Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi?

04 prill 2023 | 22:06

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se i është ndaluar vajza në aeroportin e Beogradit.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, i ka bërë pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi, Aleksandar Vuçiq? Përsëri shërbimet tuaja e ndalojnë vajzën time që është mjeke në aeroport me të hyrë në vend”.

“Një qytetare që e respekton ligjin dhe nuk merret me politikë. Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi?”, ka shkruar Trajkoviq.

Kjo nuk është hera e parë që ndalohen fëmijët e Trajkoviq në aeroport, edhe muaj më parë vajza e saj ishte ndaluar në aeroportin serb. Po ashtu, edhe Trajkoviq ishte ndaluar në mars nga policia në aeroport.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Efi është përballur me një klip në Big Brother Vip,…