‘U zhgënjeva nga Luizi’, Efi: Kiarën nuk po e njoh më

04 prill 2023 | 22:00

Efi është përballur me një klip në Big Brother Vip, ku është komentuar hyrja e saj, klip në të cilin Luizi ishte personazhi kryesor ku ka dhënë mendimet e tij për rifutjen e saj në lojë.

Efi u shpreh e zhgënjyer nga komentet e Luizit.

“Është e tmerrshme. Unë nuk u çudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk  e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam diskutuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njëjta. Nuk çuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi”, tha Efi.

Gjithashtu komentoi dhe sjelljen e Kiarës për të cilën tha se nuk po e njeh më.

“Kiara ka një ndryshim të madh në sjelljen e saj, nuk e njoh më. Kam një lloj dyshimi se është konsultuar me Luizin, prandaj kam qëndruar e heshtur”, tha Efi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar se…