Zelensky ftohet në samitin e NATO-s në korrik

04 prill 2023 | 21:52

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është ftuar në samitin e aleancës që do të zhvillohet në kryeqytetin lituanez, Vilnius, në korrik.

“Një Ukrainë e fortë, e pavarur, është jetike për stabilitetin e zonës euro-atlantike dhe ne mezi presim ta takojmë Presidentin Zelensky në samitin tonë në Vilnius në korrik”, tha Stoltenberg, raporton CNN.

Ai e bëri vërejtjen në Bruksel të martën, pas një takimi të Komisionit NATO-Ukrainë – organi përgjegjës për marrëdhëniet midis Ukrainës dhe aleancës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Valon Syla ka cituar aktakuzën e lexuar ndaj ish…