Paralizohet trafiku ajror në SHBA, pezullohen të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë

13 nëntor 2026 | 22:56

Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara (FAA) ka urdhëruar pezullimin e të gjitha nisjeve të fluturimeve në territorin amerikan deri në një njoftim të dytë, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë ajrore.

Sipas CNN, FAA njoftoi se vendimi është marrë për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie”, pa dhënë fillimisht hollësi të tjera mbi situatën.

Shkaku i saktë i pezullimit nuk është ende i qartë, por masa vjen pas raportimeve për ndërprerje të frekuencave të komunikimit në disa zona të vendit.

“Të gjitha fluturimet që pritet të nisen duhet të mbeten të pezulluara deri në një njoftim të dytë”, thuhet në udhëzimin e FAA-së.

Autoriteti amerikan sqaroi gjithashtu se fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara do të trajtohen rast pas rasti.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë pezullimi dhe çfarë ndikimi do të ketë në trafikun ajror amerikan.

Lajmi është në përditësim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
I ftuar në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel,…