“Babain e kisha shok dhome në burg”, rrëfimi tronditës i Spartak Ngjelës

13 nëntor 2026 | 22:36

I ftuar në emisionin “Live me Luizin” në Top Channel, avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në një bisedë të hapur dhe plot batuta me këngëtarin dhe moderatorin Luiz Ejlli. Përtej stilit të tij ironik dhe përgjigjeve pikante, Ngjela ka ndarë me publikun kujtime të errëta nga periudha e regjimit komunist, raportin e veçantë me të atin brenda qelive, si dhe pikëpamjet e tij për politikën, dashurinë dhe të ardhmen e vendit.

Intervista e plotë e zhvilluar mes tyre pasqyron më së miri këtë rrëfim ndryshe:

Luiz Ejlli: Personaliteti i një individi që del në publik është raporti i tij me të vërtetën. A e ke falur regjimin që to mori vite të jetës?

Spartak Ngjela: Më ka ndihmuar, sepse të gjithë e dinë se kam qenë kundërshtar i regjimit. Nuk më mori nga rruga dhe më futi në burg, unë e godita. Babai ishte ministër dhe mamaja zëvendësministre. E bëra se mendoja se kisha forcë dhe s’më bënin gjë. Kur e panë dosjen time më thanë: Avokat si s’të kanë vrarë?

Luiz Ejlli: A e ke dënuar babain tënd për bindjet e tij politike?

Spartak Ngjela: Por ai u fut në burg, ishim në një dhomë për vite të tëra. Por kishim bindje të ndryshme, ai ishte i majtë.

Luiz Ejlli: A ka diçka që ju bën të heshtni?

Spartak Ngjela: Dashuria dhe sekreti që mbaj.

Luiz Ejlli: Po të ishit kryeministër për 24 orë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit?

Spartak Ngjela: Më fute në një pozicion që thonë se po i bën qejfin. Vendimi më kryesor i një kryeministri është që të mos gënjejë. Popullin jo. Shteti është raporti me të vërtetën, kaq mjafton për të vlerësuar çdo qeveri.

Luiz Ejlli: A ka moshë qeveria?

Spartak Ngjela: Nuk ka moshë, por ai që dashuron nuk duhet t’i bjerë fjala, dashuria nuk është seks, është fjalë.

Luiz Ejlli: Ka qenë ndonjë vajzë që ka thënë se me ty nuk jetohet?

Spartak Ngjela: Jo.

Luiz Ejlli: Më e vështirë të kuptosh një grua apo të interpretosh kushtetutën?

Spartak Ngjela: Gruan nuk do ta kuptoni dot. Është më me intelekt se burrat, pavarësisht se ka qenë e shtypur.

Luiz Ejlli: Kush duhet të ulet para në makinë, gruaja apo vjehrra?

Spartak Ngjela: Ku e di unë? Nuk kam pasur ndonjëherë vjehrrë.

Luiz Ejlli: Do të jesh avokati im dhe do të më bësh mbrojtjen. Luizi ka vjedhur zemrat e shqiptarëve…

Spartak Ngjela: Zemra fitohet.

Luiz Ejlli: Ka bërë shqiptarët të rrinë zgjuar për të ndjekur Big Brother dhe janë vonuar për punë…

Spartak Ngjela: Nuk është faji yt. Është arti dhe talenti yt dhe defekti i tyre që janë kënaqur me talentin tjetër dhe janë vonuar për punë.

Luiz Ejlli: Ke shpenzuar 6 mijë euro për të pasur zë erotik?

Spartak Ngjela: Ka qenë humor, më thonin mikeshat se ke zë erotik dhe unë e ktheva në atë batutë.

Luiz Ejlli: Keni thënë se ju ka mbetur peng që s’keni fëmijë? Është mungesa më e madhe?

Spartak Ngjela: Jo, sepse nuk e kam pranuar vetë. Nuk kam pranuar martesën në vitet ’70. Më pas si më erdhi jeta, m’u ndalua, ma ndaloi forca e regjimit.

Luiz Ejlli: Cilin kah politik do të drejtonit?

Spartak Ngjela: Unë jam i djathtë.

Luiz Ejlli: Si do të shkojë ky vend?

Spartak Ngjela: E ka të ardhmen të sigurt, nuk ka kërcënim sepse është në NATO dhe nëse hyn në BE, erdhe në historinë elitare. Ata që nuk e duan qeverinë, kur të vijnë zgjedhjet le ta rrëzojnë.

Luiz Ejlli: Një mesazh për Shqipërinë?

Spartak Ngjela: Jam optimist sepse jemi shoqëria më inteligjente në Europë, nuk e them unë, është provuar. E kanë thënë studiuesit, e ka thënë edhe një shqiptar i madh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga e enjtja, 12 nëntor, Ahmet Krasniqi nuk figuron më…