Rukiqi: Kosovës i duhen dekada për të arritur standardin e BE-së

05 gusht 2018 | 11:04

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë së Kosovës i duhen dekada për ta arritur standardin jetësor të Bashkimit Evropian (BE).

Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se Kosova ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja direkte dhe ka mungesë të kapitalit të freskët.

“Nëse e marrim rastin e shteteve të fundit që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian, siç është Rumania dhe Bullgaria, ose Kroacia më vonë, që gati një dekadë dhe ende nuk janë afër standardit që kanë shtetet edhe më të vogla të Bashkimit Evropian, siç është Austria. Nuk është çështje kohe. Është rasti i Çekisë për shembull, që diku 14 vjet pasi është anëtarësuar në Bashkimin Evropian është në situatë më të mirë ekonomike sesa shumë vende që janë shumë më herët anëtarë të Bashkimit Evropian. Ose rasti i Irlandës, që i janë dashur dy dekada, mirëpo tani është njëra ndër vendet që e ka një shkallë jashtëzakonisht të mirë të zhvillimit dhe një normë stabile të rritjes ekonomike. Normalisht, ajo ka pasur kriza, mirëpo ekonomia gjithmonë karakterizohet me kriza”, ka thënë Rukiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vazhduar me vizitat e…